E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bare largohet nga kreu i PS-se se Tiranes. Komandohet Sajmir Tahiri

Kreu i deges se kryeqytetit i dorezon doreheqjen Rames. Priten zgjedhje te reja

Dega me e madhe e Partise Socialiste ajo e Tiranes nuk do te kete me ne krye deputetin Besnik Bare. Burime nga grupi parlamentar bene te ditur dje se Bare i ka kerkuar ne nje takim personal kryetarit te vet Edi Rama te terhiqet nga detyra tanime qe edhe vete partia eshte ne nje proces zgjedhor te brendshem. Asgje nuk behet me shume e ditur nga takimi por fakt eshte se qe nga dje e deri ne procesin e votimit do te jete Saimir Tahiri ai qe do te drejtoje punen ne krye te kesaj dege normalisht i asistuar ne kete faze tranzicioni edhe nga Bare i sapolarguar. Edhe pse heshtja ka mbuluar te gjithe kete levizje ne seline roze eshte e padyshimte se ajo cfare ka ndodhur lidhet me procesin zgjedhor ne Tirane pas 8 majit kur pa permendur mekanizmat juridike te vene ne levizje nga shumica Edi Rama doli siper rivalit te vet Lulzim Basha vetem 10 vota. Nga nje diference prej me shume se 20 mije votash ne vitin 2007 bjerrja e votave deri ne kete pike e ka orientuar shigjeten e pergjegjesise edhe mbi drejtuesin e deges Besnik Bare qe ishte ne krye te saj qe prej 6 vjetesh. Per te mbetur ne kete kontekst komandimi i Saimir Tahirit ne kete pozicion lidhet sadopak me rezultatet elektorale ne zonen e tij te pergjegjesise ne Kombinat ku ballafaqimi mes PS-se dhe LSI-se dominoi ndaj rivalitetit me demokratet. E ne kete kuptim situata ne fjale rezervon pak ironi sa i perket deputetit socialist i cili vjen ne radhet e PS-se nga bota akademike. Jo pa kuptim eshte edhe momenti kur Bare ka vendosur te terhiqet ne nje akt qe deshmon nder te tjera edhe kulturen e mbetur te pergjegjesise politike ne PS. Keshtu nje largim i tij menjehere pas zgjedhjeve do te perceptohej si autodenoncim i humbjes ne 8 maj nga ana e PS-se cka do ti hiqte shume pike levizjeve te saj ne procesin ankimor ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve dhe ne Kolegjin Zgjedhor. Per me teper qe klima ne PS po dikton tanime edhe tekniken e pershtatshme te ndryshimeve per te mos i interpretuar si spastrim meqe ky term ka hyre ne fjalorin e kundershtareve te Edi Rames e qe po e riciklon debatin e vjeter te mungeses se demokracise se brendshme. Problemi i vetem politik qe mbetet per tu trajtuar qe ketej e tutje eshte e ardhmja e deges se kryeqytetit e cila perfaqeson shumecka per seline roze. Nisur nga komandimi i Tahirit eshte legjitime te supozohet se zgjedhja e tij me vota ne kete detyre eshte nje proces i pritshem aq me teper qe ai eshte ne kete moment nje zgjedhje e kryetarit socialist Edi Rama. Menyra si do te pertypet kjo nga strukturat fare mire mund te sherbeje edhe si nje model per ndryshimet e metejshme ne parti per te cilat tanime po funksionon edhe nje grup pune i posacem per reformen organizative dhe statutore. Nje nga propozimet me te zhurmshme ka qene edhe ndarja e mandateve te deputetit me ate te anetarit te Asamblese Kombetare qe do te thote se keta te fundit mundet edhe te perzgjidhen me votime dhe lidhja e detyrueshme mes te dy mandateve te nderpritet. Por ne kete fryme mundet te supozohet fare mire se ndryshimi qe ka nisur me gjase do te sjelle pasoja te verteta politike ne PS per nje brez politikanesh. Keshtu ne detyren e kreut te deges se Tiranes Saimir Tahirit i takon qe te jete vetiu edhe anetar i kryesise socialiste. Ne analogji shume prej figurave te reja ne parti jane me gjase ne gare per te marre pergjegjesi te reja politike dhe institucionale qe do te ishte nje perfundim disi me i thelle i zgjedhjeve te brendshme nga sa pritet normalisht. Nderkohe largimi i bute i Bares i jep deri diku zgjidhje edhe problemit qe perndryshe do te lindte ne rast te nje konfrontimi politik. Mjafton te kujtohet se nje nga momentet percaktuese per marrjen e frenave te partise nga ana e Rames ishte edhe fitorja e deges se Tiranes per te cilin ne vitin 2005-2006 pati debate shume te forta.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›