E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kukan: PS te pranoje vendimin e Kolegjit Zgjedhor

Edi Rama duhet te pranoje vendimet e institucioneve. Mesazhi kete here vjen nga Brukseli, nga kryetari i delegacionit per Evropen Juglindore ne Parlamentin Evropian, Eduard Kukan. Pas takimit te zhvilluar me delegacionet shqiptare, Kukan tha se Rama thote se do te vazhdoje betejen ligjore dhe sipas tij, nese ai vazhdon betejen ligjore, kjo eshte ‘OK’. “Pra, ankesa para institucioneve perkatese eshte shume e drejte, por kur ai thote kete, ai duhet gjithashtu te pranoje vendimet e ketyre institucioneve ligjore”, beri te qarte Kukan. Nga ana tjeter, ai vleresoi hapat e Shqiperise, duke theksuar se ato tkurren nga debati politik. Sipas Kukan, Shqiperia po ecen mire me liberalizimin e vizave, nuk po abuzon me sistemin sic eshte rasti i vendeve te tjera ne rajon.

Nuk ka nje deklarate te perbashket per takimin e trete parlamentar te Asociim-stabilizimit BE-Shqiperi. Si ta marrim kete? Si shenje te mire?

Eshte nje shenje e mire ne fakt, pasi jeta eshte relative. Ne dy takimet tona te fundit ne nuk kemi qene ne gjendje qe te aprovojme nje deklarate te perbashket dhe duke pare ne menyre realiste situaten politike ne Shqiperi, une nuk do t’i kisha fiksuar vetes ambicien per te arritur nje deklarate te perbashket tani. Ne kemi rene dakord me kryetarin e grupit parlamentar shqiptar, se nuk do te perfshinim kete pike ne axhende, sepse sipas eksperiences se kaluar, te gjitha reagimet e panevojshme dhe te ndezura kane qene pikerisht rreth deklarates se perbashket. Ne nuk e fshehim realitetin dhe mendoj, se hapi qe ndermorem ndihmoi qe ta mbanim perqendrimin e duhur mbi ceshtjet e axhendes.

Takimi eshte zhvilluar ne dy boshte kryesore, situata post-zgjedhore dhe 12 rekomandimet e Komisionit Evropian. Lidhur me situaten post-zgjedhore dhe konkretisht zgjedhjet ne Tirane, a ka Brukseli nje qendrim unison lidhur me respektimin e vendimeve te instancave gjyqesore ne Shqiperi per zgjedhjet?

Po, kjo u tha qarte ne deklaraten e komisionerin Fyle. Duhet te respektohet vendimi i institucionit qe eshte kompetent per te gjykuar ceshtjen e zgjedhjeve dhe apeli eshte qe te gjithe duhet te bejne kete gje. Mendoj, se komisioneri Fyle beri nje deklarate shume te ndershme dhe objektive dhe e di qe ju jeni njohur me te. Komisioneri Fyle, permendi gjera pozitive per Shqiperine. Eshte e rendesishme qe te degjojme me shume te tilla per Shqiperine, por fatkeqesisht ky nuk eshte rasti aktualisht. Procesi zgjedhor nuk ka mbaruar. Po vazhdon ende numerimi i votave dhe do te jete e rendesishme, qe kur procesi te mbaroje, situata politike ne Shqiperi te qetesohet. Une po e shpresoj vertet kete sepse i kam pare deklaratat e zotit Rama dhe do te citoj vetem njeren. Ai ka thene, se do te vazhdoje betejen ligjore. Nese ai vazhdon betejen ligjore, kjo eshte ‘OK’. Pra, ankesa para institucioneve perkatese eshte shume e drejte, por kur ai thote kete, ai duhet gjithashtu te pranoje vendimet e ketyre institucioneve ligjore.

Ju sapo thate, qe nuk ka vetem gjera negative per Shqiperine, ka progres ne ekonomi, krim te organizuar, fusha te tjera. Pra, a eshte problemi i vertete i Shqiperise mungesa e dialogut politik dhe mosfunksionimi i Parlamentit?

Po, eshte serish i njejti problem. Vendi juaj eshte duke bere pune te mire, sidomos per liberalizimin e vizave. Nuk ka ankesa qe qytetaret shqiptare po abuzojne me sistemin sic eshte rasti i vendeve te tjera ne rajon. Pra, ju mund te beni gjera kur doni. Por mungesa e dialogut politik, ne kete aspekt asgje nuk ka ndryshuar. Takimi ishte i frytshem, pozitiv, te gjithe kane reaguar ne menyre te civilizuar, por nuk na ka sjelle asgje te re nga ajo qe dime deri tani, pasi qendrimet e te dyja paleve jane krejtesisht te ndryshme. Ndaj, ne kete kuptim, keni te drejte me pyetjen tuaj. Eshte dialogu politik dhe vullneti politik qe do te beje te mundur ecjen e vendit perpara ne integrimin evropian mungojne. Ne gjithmone themi, qe kete mungese dialogu e vuajne qytetaret e Shqiperise, ndaj politikanet shqiptare duhet te vene interesin e qytetareve si kryeprioritet. Deri tani, nuk ka progres per dialogun politik, pasi qendrimet jane te kunderta.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›