E Shtunë, 31 Tetor 2026

Almir Rrapo pranon akuzat në SHBA

Ish-zyrtari i Ministrisë së Jashtme. Almir Rrapo është vetëshpallur fajtor në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke pranuar shumicën e akuzave lidhur me veprimtarinë e tij kriminale në territorin e SHBA-së.
Lajmi është bërë i ditur nga gazeta “Capital New York” e cila ka theksuar se 28-vjeçari Almir Rrapo, me një master në Shkenca Politike, pranoi fajësinë për 9 akuza dhe pranoi të bashkëpunonte me qeverinë amerikane.
Sipas kësaj gazete Rrapo ka pranuar se nga viti 2002 deri më 2010, ka qenë pjesëtar i një rrjeti trafiku droge, ka grabitur një shpërndarës marijuane, ka rrëmbyer dhe ka planifikuar vrasjen e njëshpërndarësi droge, ka vrarë shtetasin Erion Shehu si dhe ka shitur armë.
28-vjeçari nga Tirana, nëpunës në MPJ, u arrestua vitin e kaluar brenda në ambasadën amerikane me kërkesë të autoriteteve amerikane ndërkohë që masa e dënimit për Almir Rrapon do të jepet më 11 korrik.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›