Manipulimi me Griseldën, PS-ja del bllof në Bruksel
Shqiperia kritikohet nga eurodeputetet, se gjendja e te drejtave te njeriut eshte shume e rende ne vend, per shkak te te ashtuquajtures “masaker”, ku bashkeshortja shtatezene e kryetarit te Bashkise se Kavajes, rrembehet, i hiqet femija dhe hidhet ne kanal. Diskutimi sa komik aq edhe tragjik, u be ne nje takim te zhvilluar dje me eurodeputete, gjate nje seance ne Parlamentin Evropian per te drejtat e njeriut. Pothuajse te gjitha mbajten barkun me dore, kur eurodeputetja sllovene, Tanja Fajon, foli me teper shqetesim per kete ceshtje. Po te mos ishte per sqarimin e deputetes se PD-se, Mesila Doda, Fajon ende do i besonte nje e-maili te Erjon Veliaj-t, ku e informonte ne detaje mbi masakren e ndodhur. “Gjendja e te drejtave te njeriut ne Shqiperi eshte shume e rende. Ketu nuk mund te le pa permendur rastin e kryetarit te sapozgjedhur te Bashkise se Kavajes, gruaja e te cilit u rrembye nga persona te paidentifikuar. Ajo ishte nentemuajshe, ju nxor femija nga barku ne menyre kanibale dhe u hodh ne kanal. Dhe nga shteti shqiptar nuk ka asnje reagim. Keto jane sinjale te forta qe shteti ka gisht ne kete ngjarje dhe ne Shqiperi nuk ka drejtesi”, foli ashper Fajon, duke i besuar keshtu verberisht informacionit te dhene nga Veliaj, qe pas nje e-maili paraprak informues, nuk u kujdes qe me pas te sqaronte edhe sajesen e zbuluar per kete ceshtje nga vete Griselda, bashkeshortja e kryetarit te Bashkise se Kavajes. “E nderuar zonja Fajon, me duhet t’ju informoj ne lidhje me kete ngjarje se ka dhjete dite qe te gjithe ne Shqiperi dhe me gjere e dine qe kjo ishte nje histori e sajuar, sajimin e se ciles e kane pranuar vete protagonistet e ngjarjes dhe vete Griselda. Madje kryebashkiaku i ri i Kavajes, i ka kerkuar falje te gjithe shqiptareve, kudo qe jane”, reagoi menjehere deputetja demokrate Doda. Por edhe pas ketij sqarimi, Fajon tha se fjalet i ka te bazuara ne fakte, fakte te marra nga nje e-mail i socialistit Erjon Veliaj ne lidhje me kete ngjarje. Eurodeputetja pohoi se eshte pikerisht Veliaj, qe per kete ceshtje ka informuar jo vetem ate, por edhe vendet e tjera te Bashkimit Evropian. “E nderuara zonja Fajon, Erjon Veliaj ka bere shume mire qe jua ka derguar e-mailin e pare, por mendoj se duhet t’ju kishte derguar dhjetera e-maile te tjere ku t’ju bente te ditur se kjo ngjarje ishte e sajuar”, vijoi sqarimin Doda. Normalisht, vete Veliaj, duhet te kishte informuar eurodeputetet, se lajmi qe ai dha ishte i rreme, por nuk e beri kete. Perkundrazi, lejoi qe Brukseli ende ta dinte Griselden, nje viktime te situates ne Shqiperi. Partise Socialiste i interesonte me sa duket, qe kjo histori te mbahej ende ne kembe, te pakten ne Bruksel, pa marre parasysh ketu, kostot qe i shkaktohen imazhit te vendit per lajme te tilla te zeza, pikerisht ne momentin kur vendi yne aspiron per marrjen e statusit te vendit kandidat ne Bashkimin Evropian.