Gjykata e Tiranes i komunikon masen arrest me burg djalit te deputetes Xhuvani
Gjykata e Tiranës i komunikon masën e arrestit me burg 22-vjeçarit, Konstadin Xhuvani.
Ky i fundit u vetëdorëzua në polici tre ditë më parë, duke i dhënë fund arratisë 3-mujore, ndërsa ishte i kërkuar për vrasje.
Ngjarja për të cilën Xhuvani akuzohet, ka ndodhur në 12 shkurt nw njw banesw nw rrugwn “Ali Visha” nw Tiranw, kur pas një grindje banale mes shokësh, Xhuvani akuzohet të ketë qëlluar me pistoletë për vdekje 26-vjeçarin Alfred Musabelliu.
Pjesëmarrës në ngjarje ishin dhe dy shokët Albi Zela dhe Ermal Gjiçi, të cilët ndodhen në masën e arrestit në shtëpi.
I pyetur nga gjyqtari i masave në Gjykatën e Tiranës, Xhuvani ka pranuar autorësinë e krimit dhe ka shprehur pendesë, por pa dhënë detaje për ngjarjen.
Pas vlerësimit të masës së arrestit, Xhuvani është transferuar nga ambientet e izolimit të drejtorisë së policisë së Tiranës në qelitë e paraburgimit të drejtorisë së burgjeve.