Tre të plagosur në tre aksidente

Ky është bilanci më i fundit që vjen nga Qarku i Elbasanit. Policia bëri me dije se fillimisht në fshatin Kuqan, një motoçikletë i drejtuar nga shtetasi Zhorian Shakaj, 19-vjeç, banues në fshatin Gjonme-Elbasan, ka përplasur shtetasen A.Hysa, 26-vjeç, banuese në fshatin Kuqan.
Në momentin e ngjarjes, gruaja ishte duke hipur ne automjetin e saj te ndaluar dhe qe drejtohej nga bashkeshorti i saj, shtetasi Y.Hysi. Menjëherë e dëmtuara u dërgua fillimisht ne Spitalin Kirurgjik Elbasan, por duke parë që gjendja e saj ishte e renduar u dërgua në Spitalin Ushtarak Tiranë për mjekim më të specializuar.
Aksidenti i dyte ka ndodhur në Komunen Bradashesh-Elbasan, ku një mjet tip Furgon pasagjerësh, i cili përshkonte rrugën Tiranë–Pogradec, ka përplasur të miturin 5-vjeçar, A.R, banues në Bradashesh. I mituri u dërgua në spital ku mori mjekimin e nevojshëm dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Aksidenti i tretë regjistrohet në fshatin Bishqem-Peqin, ku mjeti tip kamion me targa Tirane, i drejtuar nga shtetasi Erjon Daja, 37-vjeç, banues në Tirane, i cili përshkonte rrugën Tiranë-Metalurgji, ka përplasur 13-vjeçaren shtetasen D.B, banuese në Bishqem.
Në çastin e aksidentit, minorenia po tentonte te kalonte rrugën. E dëmtuara është dërguar në Spiatalin Kirurgjik Elbasan, ku mori mjekimin e nevojshëm dhe aktualisht është jashtë rrezikut për jetën. Nga ana e Njesisë Rajonale të Qarkullimit Rrugor Elbasan, kanë shkuar në të tria rastet ku kanë kryer veprimet hetimore si dhe kanë shoqëruar drejtuesit e mjeteve përkatëse. /Start/
2011-12-08 16:14