E Diel, 1 Nëntor 2026

Kukan: Zgjedhjet duhet të tregonin maturi politike

Komiteti për çështjet e jashtme në Parlamentin Europian ka diskutuar sot për zhvillimet politike në Shqipëri dhe zgjedhjet administrative të 8 Majit.

Në mbledhjen e sotme të PE-së kreu i delegacionit të europarlamentarëve Eduard Kukan ka deklaruar se procesi i votimit në 8 maj në tërësi ishte i rregullt, por kishte polarizim të lartë dhe raste të votimeve familjare.

“Pjesëmarrja e lartë në zgjedhje do të thotë se njerëzit duan zhvillimin dhe integrimin. Por këto zgjedhje duhet të na kishin treguar maturi politike nga ana e politikanëve”, tha Kukan.

Sipas Kukan, situata në Shqipëri për një kohë të gjatë është përfshirë nga polarizimi, pjesëmarrja e lartë tregoi se njerëzit e duan të ardhshmen, por këto zgjedhje duhet të kishin treguar maturi politike dhe aftësi për zgjedhje sipas standardeve.

“Fatkeqësisht, impresioni im është që përkeqëzimi i situatës na tregoi problemet e gjata në politikë dhe proceset në Shqipëri. Treguan paaftësi për të gjetur zgjedhje konsensuale dhe në parim zgjedhjet nuk do e ndihmojnë Shqipërinë për të tejkaluar stanjacionin politik. E di që dukem pesimist dhe do isha i lumtur që të dal gabim, pasi i uroj më të mirën Shqipërisë”- theksoi Kukan.

Ai ka deklaruar se procesi nuk ka përfunduar, pasi kandidati demokrat Basha kërkoi marrjen në konsideratë të votave të hedhura gabimisht dhe KQZ mori vendimin 4 me 3 që shkaktoi debate, situata politike u tensionua shumë, opozita nisi protestat dhe vendosi të largohet nga parlamenti.

“Ambasadorët po bëjnë diplomacinë me dyer të mbylluara duke u kërkuar liderëve të partive vetpërmbajtje. Më 24 maj KQZ shpalli rezultatin, sipas të cilit Basha fitoi me 81 vota”- tha ai, duke shtuar se tashmë partitë kanë të drejtën në dorëzojnë ankimimet, vendimi përfundimtar do të jepet nga Kolegji Zgjedhor, pra procesi nuk ka mbaruar akoma".

 Edhe eurodeputeti Nikolaos Kountis mbështeti deklaratën e Kukan, sipas së cilës , me rëndësi është dialogu politik në vend.

“BE duhet ta mbajë të hapur ftesë për Shqipërinë. Por duhet bërë shumë progres. Ne duhet tu themi partive se dhe të kenë dialog me njeri-tjetrin. Zgjedhjet lokale nuk e kaluan krizën. I hodhën benzinë zjarrit”, tha eurodeputeti grek.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›