E Diel, 1 Nëntor 2026

Basha inauguron kioskat e Kunatit: Ky është projekt evropian. Biznesmenët po bëjnë punë vullnetare

Share

Basha pret torten e ceremonise

Lulzim Basha inauguroi kioskat e Kunatit, të vendosura në një nga rrugët më të bukura në Tiranë. Në të vërtetë ceremonia duhej të ishte organizuar dje, por ajo u shty për sot. Basha kishte marrë nënkryetarët e bashkisë, disa punonjës të saj dhe disa fëmijë për ceremoninë.

Stela Dhami, vajza që u dërgoi bizneseve të Tiranës ofertën prej 3 mijë euro në muaj për një kioskë te rruga Murat Toptani, mbajti fjalën e hapjes. Vajza që njihet si e fejuara e Kunatit, deklaroi në hapje se ky është një projekt i Iceberg Communications, agjencisë që ka marrë 10 përqind për të vendosur emrin në projekt, i cili është realizuar në fakt nga Orange Communications, një kompani e Kunatit dhe biznesmenit Teqja. E fejuara e Kunatit tha se ky është një projekt që ka tre vite që është dorëzuar në Bashki, por mori jetë tani. Më pas, në kontrast me këtë që tha, ajo falënderoi firmën që ka realizuar kioskat, duke thënë se ajo i ka bërë ato në kohë rekord.

E fejuara e Kunatit ftoi më pas Lulzim Bashën, i cili e nisi fjalimin duke falenderuar fëmijët e pranishëm. Ai tha se kioskëzimi i kësaj rruge është një projekt evropian, që aplikohet në shumë metropole. Edhe Basha falënderoi firmën që ndërtoi kioskat në kohë rekord. Por ato janë marrë tek Megatek, supermarketi i Teqjas. Basha më pas qetësoi qytetarët e Tiranës, duke thënë se për festimet e shumta të dhjetorit nuk do paguhet asnjë para nga ato të taksapaguesit. Basha tha se ky është një kontribut vullnetar i biznesit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›