E Diel, 1 Nëntor 2026

Studentja shqiptare me shami nuk lejohet në klasë në universitetin turk

Share

Një studente shqiptare në Institutin për Teknologji në Izmir të Turqisë, nuk është lejuar të marrë pjesë në një lëndë për shkak se mbante shami në kokë. Mediat turke thonë se diçka e tillë është ndaluar nga Bordi i Edukimit të Lartë në vitin 2010, por raste të tilla aplikohen në mënyrë arbitrare.

Ornela Bego, një studente nga Shqipëria, ka shkuar në Turqi për të studiuar fizikë, por nuk është lejuar në orën e kimisë për më shumë se një muaj. Pedagogu i kimisë është i vetmi që e ndalon atë të hyjë në mësim. Bordi i Edukimit të Lartë do të nisë një hetim për këtë çështje. Bego pretendon se rektori ia ka falur një gjë të tillë pedagogut, duke mos marrë asnjë masë për të.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›