Kukan dhe Kacin-Serbisë: Lironi kosovarin, po shkelni ligjin
BRUKSEL- Kreu i Delegacionit të PE për Evropën Juglindore, Eduard Kukan dhe raportuesi i Parlamentit Evropian për Serbinë, Jelko Kacin në një letër dërguar kryeministrit të Serbisë, Mirko Cvetkovic, shprehin shqetësim për arrestimin e shqiptarit nga Kosova Hasan Abazi, më 28 mars në vendkalimin në Konçul duke kërkuar lirimin e tij, raporton Europa e Lirë.
Zyrtarët e lartë vlerësojnë se mbajtja në paraburgim e kryetarit të Sindikatës së Pavarur të Punëtorëve Metalikë të Kosovës, Hasan Abazi krijon shqetësim serioz në aspektin e pavarësisë së institucioneve shtetërore dhe sundimit të ligjit në Serbi.
“Sipas informacioneve tona, Abazi, në 48 orët e para është mbajtur ilegalisht në paraburgim, dhe nuk i është lejuar të takohet me avokatin e tij e as me anëtarët e familjes së tij. Paraburgimi i Hasan Abazit është hap në drejtim të gabuar”,-theksohet në letrën e Eduard Kukanit dhe Jelko Kacinit.
(el.me/BalkanWeb)