Jahjaga: Në Kosovë s’ka vend për anarki
PRISHTINE- Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, ka thënë të mërkurën në Shtërpcë se në Kosovën e lirë nuk do të ketë vend asnjëherë për anarki, por për sundim të rendit dhe të ligjit, për të cilët, ajo tha se të gjithë janë të përkushtuar, raporton Koha.
Këto komente presidentja e Kosovës i ka bërë gjatë takimit me gratë ndërmarrëse shqiptare e serbe në Shtërpcë, gjatë një panairi për reklamimin e produkteve të tyre.
Duke iu referuar ngjarjeve të fundit në veri të Kosovës, presidentja Jahjaga ka thënë se ngjarje të tilla destabilizojnë vendin dhe janë të papranueshme. “Ne duhet që së bashku ta kundërshtojmë dhunën që po shkatërron të ardhmen dhe zhvillimin tonë. Ngjarjet e fundjavës që lamë pas në Mitrovicë, që morën jetën e një qytetari të Kosovës dhe lënduan familjen e tij, janë të papranueshme”, ka thënë ajo.
Kryetari i Shtërpcës, Bratislav Nikolic, ka theksuar se gratë do ta kenë përkrahjen edhe në të ardhmen në ndërtimin e shoqërisë dhe në hapjen e bizneseve.
(ma.ar/BalkanWeb)