E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kukan uron Presidentin Nishani:Tjetër shans i humbur për bashkim

Kreu i delegacionit për Ballkanin Perëndimor në Parlamenti Evropian, Eduard Kukan, duke komentuar zgjedhjet presidenciale në Shqipëri ka përshëndetur zgjedhjen e Presidentit të ri të Shqipërisë Bujar Nishani, duke shpresuar se ai do të jetë në gjendje të bashkojë dhe të përfaqësojë në mënyrë të pavarur gjithë qytetarët e Shqipërisë dhe t`u shërbejë interesave të tyre.

Megjithatë zyrtari i lartë i Parlamentit Evropian nuk ka kursyer dhe kritikat për mënyrën si u zgjodh Presidenti i ri, duke e konsideruar procesin një shans tjetër të humbur për gjithë forcat politike në Shqipëri për të bashkëpunuar.

Më tej ai shton se pa rezultate të dukshme në përmirësimin e jetës politike, vendi mund të humbasë raste të tjera të rëndësishme. Në këtë kontekst Kukan thekson se sfidat me të cilat ndeshet Shqipëria, kërkojnë bashkëpunim politik.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›