Policia ndjek hajdutët, qëllon me armë në ajër

Policia ne ndjekeje te hajduteve, foto arkiv
Tre të rinj kanë tentuar të vjedhin një banesë në zonën e Komunës së Parisit, por janë vënë në ndjekje nga policia, e cila ka qëlluar me armë zjarri në ajër për t’i trembur, por nga ana tjetër ajo ka terrorizuar banorët e zonës.
Mësohet se rreth orës 13:00, në katin e katërt të një pallati të ndodhur në zonën e quajtur Lulishtja, tre persona kanë hyrë banesën e shtetasit me inicialet K.L dhe kanë marrë para dhe sende të tjera me vlerë.
Policia e njoftuar nga banorët e zonës ka mbërritur menjëherë në vendngjarje.
Bëhet e ditur nga banorët, se policia kur ishte në ndjekje të tre të rinjve që po grabisnin banesën, ka gjuajtur me armë në ajër duke terrorizuar banorët e shumtë që ndodheshin në lokalet dhe zonën përreth.
Po sipas dëshmitarëve në vendngjarje, policia arriti të kapte një prej grabitësve, kurse dy të tjerë i shpëtuan ndjekjes. /E.L/