E Diel, 1 Nëntor 2026

Bostinaru: Një President konsensual, do ishte garant për 12 prioritetet

Zgjedhja e Kreut të ri të Shtetit merr një tjetër notë jopozitive nga Brukseli, pas asaj të zëdhënësit të Stefan Fule.Përmes një deklarate, zëvendëskryetari i Delegacionit të Parlamentit Europian për Marrëdhëniet me Vendet e Evropës Jug-Lindore, Victor Bostinaru, ka deklaruar pas zgjedhjeve të së hënës së Presidentit të Shqipërisë se "jam i shqetësuar vërtet nga rruga që Kryeministri Berisha dhe Partia Demokratike ndoqën për të menaxhuar zgjedhjet presidenciale. Respektimi i parimit demokratik dhe zgjedhjen e një Presidenti konsensual do të kishte qenë me rëndësi kyçe për gjetjen e dakordësisë për 12 prioritetet kyce të KE”.
 

Sipas tij në shumë raste Komisioni dhe Parlamenti Evropian shprehën shpresën e tyre që më në fund Shqipëria do të zgjedhë një President që përfaqëson zyrtarisht unitetin e vendit dhe jo një president partizan të një një partie politike. “Për fat të keq, ky nuk ishte rasti. Zoti Berisha tregoi paaftësinë e tij për të punuar mbi një bazë konsensusi "shton Bostinaru.

Së fundi, Victor Bostinaru tha se “është e drejtë legjitime e Parlamentit shqiptar për të zgjedhur Presidentin e vendit, por mënyra zoti. Berisha dhe Partia Demokratike zgjodhi të imponojë kandidatin e partisë, jo më pak se ministrin e brendshëm. Kjo është diçka që mund të ngrejë pikëpyetje dhe shqetësim midis miqve të Shqipërisë. Ne pyesim veten se kur zoti. Berisha dhe partia e tij do të lënë mënjanë interesat e tyre personale, për të sjellë vendin pranë BE?”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›