E Diel, 1 Nëntor 2026

Kukës, 200 familje të bllokuara në komunën Surroj

KUKËS- Situatë tepër problematike në komunën Surroj në Kukës, ku banorët ankohen se pavarësisht apelit të tyre për ndihmë askush nuk ka ndërhyrë.

Në një lidhje telefonike me News24, një banor i kësja komune deklaron se në Surroj janë rreth 200 familje të bllokuara.

Banori Astrit Oka sqaron se “Mbi një javë e gjysmë në Surroj nuk lëviz asnjë makinë. Jemi ankuar tek kryetari i Komunës, 200 familje janë të bllokuara, dëbora mbi 1 metër e 20. Për emergjenca shëndetësore ikim në këmbë për në Kukës. Edhe ushqimet i marrim në Kukës, shkojmë në këmbë. Kryetari i Komunës rri në qytetin e Kukësit dhe nuk do ta dijë për problemet tona”, tha ky banor.
(ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›