E Shtunë, 31 Tetor 2026

Projektet për Jugun, Braçe: Të vonuara për kapriçot e qeverisë

Tiranë- Ndërtimi i Bypass-it të rrugës Fier-Vlorë ka hasur në debate të ashpra në Kuvend, gjatë seancës së sotme plenare. Deputetët socialistë kanë akuzuar qeverinë se vonon qëllimisht projektet për jugun e vendit.

Duam shpjegime, projktet janë dramatikisht të vonuara. Projekti i ndërtimit të bypass-it të Vlorës është i vonuar për jugun, për qëllime politike, burokratike. Dy vjet e gjysmë u vonua rruga Fier-Tepelenë thjesht për një kapriço të Sali Berishës.- u shpreh deputeti Braçe.

Nga ana tjetër mazhoranca u shpreh se projekti do bëhet përmes një kredie me interesa të buta. Ministri i Financave, Ridvan Bode tha se zbatimi do të kryhet përmes fondeve të zhvillimit.

Puinimet do fillojnë në 2013 dhe do mbarojnë në 2015, deri më sot ka ardhur vetëm kredia e BERZH-it do vijë dhe kredia e Bankës Europiane, pjesa tjetër me buxhetinm e shtetit. Kjo është një marrëveshje që pasqyron strategjinë e qeverisë për të zhvendosur projektet e mëdha jo me fonde të kushtueshme, me periudha afatgjata por me fonde zhvillimi, tha ministri, Bode.

Shkrime të tjera me interes:

  1. Buxheti 2012, Bode: Përmbushje e prioritetëve të qeverisë Tiranë- Ministri i Financave, Ritvan Bode ka prezantuar projekt-buxhetin 2012...
  2. Çamët e rënë në Qafë-Botë, shpallen projektet fituese për ndërtimin e varrit monumental Tiranë- Në ambientet e Hotel Rogner janë shpallur sot fituesit...
  3. Pitt dhe Jolie: Debatojmë shpesh për projektet Për çiftin e aktorëve u bënë vite tashmë që janë...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›