Kukës, 25-vjeçari tenton vetëvrasjen me fostoksinë

Burime zyrtare të policisë lokale bëjnë të ditur se “ngjarja e rëndë ka ndodhur sot pasdite, kur Altin Duraku, 25 vjeç, pasi ka konsumuar pije alkoolike në njërin prej lokaleve të fshatit me disa bashkëfshatarë të tij, ka konsumuar edhe një sasi ende të papërcaktuar fostoksine në banesën e tij.
Të parët që e kanë konstatuar gjendjen e rënduar shëndetësore të 25-vjeçarit ishin familjarët, të cilët menjëherë e kanë dërguar djalin në spitalin civil të qytetit të Kukësit.
Mjekët, pasi kanë parë se gjendja e tij është mjaft e rëndë, kanë vendosur ta nisin me helikopter në Spitalin Ushtarak të Tiranës.
Ndërkohë, janë të paqarta shkaqet që e kanë çuar 25-vjeçarin në vendimin për t’i dhënë fund jetës.
/Start/
2012-05-19 21:51