Emigrantet, eurot nga Greqia drejt Shqiperise Eglantina Nasi
Dalja e Greqise nga Eurozona, mund te pasohet me nje kalim te eurove qe emigrantet shqiptare kane depozituar prane bankave te saj, drejt atyre ne vendin e origjines. Nje fakt te tille e kane pohuar se fundmi edhe ekspertet e ekonomise shqiptare, sipas te cileve, te frikesuar nga nje zhvleresim i depozitave te tyre, nese rishfaqet monedha greke "dhrahmia", ka gjasa qe emigrantet tane t'i kalojne keto para' ne bankat shqiptare. Dhe nuk jane pak, por rreth 2 miliarde euro, te cilat jane permendur se fundmi se figurojne si kursime te shqiptareve prane bankave greke. Ndersa ne total, emigrantet tane ne vendin fqinj, eshte komunikuar zyrtarisht se ndikojne ne 2.6% te PBB-se se Greqise. Tashme, hapi i pare ka nisur te kryhet. Autoritetet e larta greke, kane komunikuar gjate javes qe po mbyllim, se klientet e bankave, kane nisur terheqjen masive te parave te depozituara prane tyre, e natyrisht, qe mes tyre mund te kete edhe shume kliente shqiotare, te perfshire gjithashtu nga paniku i krijuar per nje ulje te mundshme te vleres se tyre ekzistuese. Keshtu, vete Guvernatori i Bankes se Greqise, Jorgos Provopoulos, ka informuar se vetem te henen jane terhequr nga bankat greke 700 milione euro, po kaq edhe diten e marte. Kurse nga ana e tij, Presidenti grek ka reaguar duke pohuar se "nuk ka ende nje situate paniku, por jane gjasat qe kjo frike te shnderrohet ne panik". Nga ana tjeter, sistemi bankar shqiptar, duket se ofron nje siguri me te madhe per ta, fale likuiditetit qe paraqet si edhe treguesve optimiste, ne rritje gjate koheve te fundit. Konkretisht, depozitat e klienteve ne bankat shqiptare, kane njohur nje rritje te dukshme te tyre, ku sipas te dhenave te Bankes se Shqiperise, gjate vitit qe lame pas, niveli i tyre u rrit me 13.1% kundrejt nje viti me pare. Nje trend pozitiv ky, i cili vijoi edhe gjate muajve te pare te ketij viti. Ne kete aspekt, ky sistem bankar, mund te shihet prej emigranteve qe jetojne ende ne Greqi, si nje destinacion i mire per te strehuar parate e tyre, te cilat po nisin t'i terheqin nga bankat greke. Dhe ne kuadrin e kesaj, mund te konfirmohet teoria e ngritur se fundmi nga shume eksperte shqiptare te ekonomise, por edhe perfaqesues te botes se biznesit, se vendi yne mund te perfitoje nga kriza financiare greke.
2 Miliarde euro figurojne si kursime te shqiptareve prane bankave greke, ndersa ne total, kontributi i tyre ne PBB-ne e Greqise, eshte komunikuar zyrtarisht ne 2.6%
13% Eshte vleresuar vitin e kaluar rritja e depozitave te klienteve ne bankat shqiptare, ndersa vazhdon me ritme te shpejta sidomos rritja e depozitave ne euro
1.2 Miliarde euro nga llogarite bankare, mesohet se jane terhequr vetem gjate fillimit te kesaj jave nga depozituesit greke, pas panikut per nje zhvleresim te tyre
1 Bilion dollare, eshte vleresuar kostoja financiare e nje dalje te mundshme te Greqise nga Eurozona, prej autoriteteve nderkombetare financiare
165.36 Miliarde euro, kane qene te dhenat e fundit te publikuara nga Banka qendrore e Greqise, per totalin e depozitave qe zoterohen nga vendasit dhe kompanite