Gjuhe shqipe, lende per drejtshkrimin ne te gjitha fakultetet Luljeta Ndoka
"Katandisja" e gjuhes shqipe ne nje gjuhe plot zhargone, me barbarizma, apo me nje gjuhe tashme te ndikuar nga facebook-u, ka shkaktuar domosdoshmerine e marrjes se masave per nje zgjidhje. Hapi i pare eshte ideuar. Behet fjale per futjen e gjuhes shqipe si lende e posacme ne te gjitha fakultetet. Shembullin e pare pozitiv po e jep Universiteti i Tiranes. Burime nga rektorati i ketij universiteti, me i madhi ne vend jo vetem per nga numri i diplomave qe leshon, por edhe i studenteve qe pranon e diplomon cdo vit, thone se UT ka nisur procedurat per mesimin ne cdo fakultet te kesaj gjuhe. "Ne cdo fakultet, gjate dy semestrave te vitit te pare, ne cdo dege, do te mesohet drejtshkrimi i gjuhes shqipe", thone burime nga Universiteti i Tiranes. Lenda, e cila do te emertohet "Kulture gjuhe", do te kete 4 kredite. Profesor Gjovalin Shkurtaj, studiues i mirefillte i kesaj gjuhe dhe qe ka dhene nje kontribut mjaft te vyer per te, e cileson si nje hap mjaft pozitiv, kete vendim te Universitetit te Tiranes."Eshte nje gje shume e mire, pasi studentet bejne gabime te shumta, shkruajne me gabime, nuk njohin sintaksen si dhe ngaterrojne kuptimet e fjaleve", thote Shkurtaj. Ndaj, per keto arsye, profesori i gjuhesise, njekohesisht akademik, e cileson futjen e lendes "kulture gjuhe", si nje gje mjaft te mire. Paralelisht, ai flet dhe per gjuhet e huaja, duke u shprehur se nuk eshte kurrsesi kunder mesimit te gjuheve te huaja sepse kjo ka dale si domosdoshmeri ne kuader te globalizmit, por paralelisht me te, nxenesit duhet te dine te shkruajne dhe te njohin mire gjuhen e tyre. Nje muaj me pare, ne nje interviste per gazeten "Koha Jone" akademiku Gjovalin Shkurtaj hodhi idene e marrjes se disa masave per te zvogeluar problemet e gjuhes shqipe. Kesisoj, ai sugjeroi qe gjuha shqipe te jete nje lende e vecante dhe te kete peshe mjaft te rendesishme dhe jo te sherbeje si aneks i nje lende tjeter. "Gjithashtu, kjo lende duhet te jete nje provimi detyruar dhe mjaft i rendesishem madje", ka thene Shkurtaj ne interviste. Sipas tij, ne shtetet e tjera, gjuha amtare eshte nje nga provimet me te rendesishme, si mase per ta mbrojtur ate dhe ne rastin me te mire, per ta pasuruar. Nga ana tjeter, do te ishte mire qe gjuha shqipe te mos mesohet vetem ne nje vit te shkolles se mesme, por ne te gjitha vitet, pa permendur domosdoshmerine qe asaj t'i kushtohet nje vemendje e vecante edhe ne shkollat e larta. Duket se kjo e fundit i eshte plotesuar profesorit, i cili ia ka kushtuar gjithe jeten kesaj gjuhe.