Kukës, 30 familje të Breglumit të izoluara nga uji

Liqeni i Fierzës / foto arkiv
30 familje të fshatit Breglum në Kukës ndihen të rrezikuara për shkak të përmbytjes. Kjo situatë ka ardhur nga rritja e nivelit të ujit në liqenin e Fierzës.
Akumulimi i një sasie të madhi uji dhe shirat e fundit kanë detyruar shkarkimin e ujit nga liqeni.
Tokat bujqësore të Breglumit janë përmbyt dhe tashme uji kërcënon edhe jetën dhe banesat e tyre.
Pushteti lokal dhe ai qendror ende nuk kanë ndërhyrë për tu ardhur në ndihmë këtyre banorëve. /F.S/