E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gramsh, tenton vetëvarjen 15-vjeçari

GRAMSH – Ka tentuar ti japë fund jetës duke u vetëvarur një 15-vjeçar me banim në Gramsh. XH. Veliu, 15 vjeç, punëtor në një kalçeto, është gjetur nga familjarë i vetëvarur në shtëpinë e tij rreth mesditës së djeshme.

I riu është shpëtuar në momentet e fundit të jetës dhe menjëherë është kërkuar ndërhyrja mjekësore, pasi gjendja e 15-vjeçarit paraqitej mjaft e rëndë.

Mjekët e spitalit të Gramshit kanë kërkuar ndërhyrjen e Ministrisë së Shëndetësisë, e cila me anë të një helikopteri e ka transportuar në Spitalin Ushtarak, ku vazhdon të mbetet në gjendje të rëndë.

Nga të dhënat e të njohurve të tij, shkaku mendohet të ketë qenë gjendja e vështirë ekonomike në të cilën kalonte familja e tij. / Bardha Nergjoni

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›