Kukës, 40 banesa për të pastrehët
KUKES - Problemi i të pastrehëve në Kukës pritet të hyjë në rrugën e zgjidhjes. Bashkia ka mundur të thithë një fond prej 25 milionë lekësh për Entin Kombëtar të Banesave. Kjo shumë është sa 1/4 e gjithë shumës në rang vendi dhe konsiderohet si mjaft e lartë krahasuar me shumë bashki të tjera që kanë probleme në strehimin e popullsisë. Tashmë do të blihen 40 banesat e para ku do të përfitojnë familjet më në nevojë. Lista prej 700 familjesh të pastreha është "krehur" dhe një herë nga bashkia, pasi në të ka pasur shumë probleme dhe manipulime. Banesat do të blihen në treg. Por dhe riparimi i disa apartamenteve në lagjen "Gostil", 2 km larg qytetit të Kukësit, ende të paprivatizuara për probleme pronësie, mund të zgjidhë sipas bashkisë disa nga kërkesat e të pastrehëve. Në janar pritet të nisë faza e dytë. j.h