E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ksamil, tentativë grabitje e kryekomunarit

 

KSAMIL - Tre persona që mendohet të kenë qenë gjimnazistë, kanë tentuar të grabisin mbrëmjen e së mërkurës banesën e kryekomunarit të Ksamilit, Vesel Koçia. Autorët mësohet se kanë tentuar të hyjnë në banesë duke shqyer një nga dritaret, por janë pikasur menjëherë nga bashkëshortja e kryekomunarit, e cila ka njoftuar policinë. Vetë kryetari i komunës nuk ndodhej në banesë, pasi ishte me shërbim në Tiranë. Kur kanë kuptuar se ishin pikasur prej gruas së Koçisë, ata janë larguar menjëherë. Sipas policisë, familjarët e kryekomunarit kanë mundur të njohin një prej tyre gjatë kohës që tentonin të largoheshin nga vendngjarja. Ata kanë dhënë dëshmitë dhe dyshimet e tyre mbi autorët. Policia ka zbarkuar paraditen e djeshme në gjimnazin e Ksamilit, ku ka zbuluar se në mësim mungonin pikërisht tre të rinj, shokë midis tyre, të cilët u shpallën në kërkim.              sh.d

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›