Shkodër, arrest me burg 15 vjecarit vrau për gjakmarrje
SHKODER- Arrest me burg për 15-vjecarin, Isa Shpuza, i akuzuar për vrasjen e 31 dhjetorit në Shkodër.
Gjykata e Shkodrës ka dhënë sot masën e sigurisë ndaj adoleshentit, i cili ka pranuar autorësinë e krimit të kryer.
Burime nga Gjykata dhe Prokuroria bëjnë të ditur se 15-vjecari ka pranuar gjithashtu se ka kryer vrasjen në shenjë hakmarrje për vrasjen e babait të tij Hysni Shpuza.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:30 të mbrëmjes së 31 dhjetorit në fshatin Shtoj të Shkodrës, kur adoleshenti qëlloi me breshëri automatiku Albert Dhampirajn, ndërsa u arrestuar vetëm pak minuta më pas.
Pas veprimeve të para hetimore u mësua se viktima i kishte vrarë të atin 15 vjecarit, kohë më parë.
(e.n/news24/BalkanWeb)