E Diel, 1 Nëntor 2026

Fytyra ndryshe e Profarmës, pas investimit 30 milionë eurosh

22-12-2010 / Gazeta 55

Që pas vitit 2008 kur kompania gjermane DERMAPHARM AG është bërë zotëruese e PROFARMA-s Synimi dhe perspektiva e Profarmas është të prodhoje jo vetëm për tregun vendas por edhe për eksportin e medikamenteve “Made in Albania” Profarma e vetmja kompani farmaceutike e cila flet shqip prej 62 vjetësh. Pa frikë ajo sot mund konsiderohet si kompania gjigande e prodhimeve farmaceutike e vetmja në vendin tonë. Nga viti në vit dhe aktiviteti i saj ka ardhur në rritje sidomos pas vitit 1990 ku spikat viti 2008, kohë kur kompania gjermane DERMAPHARM AG është bërë zotëruese e PROFARMA-s dhe PRODENTALFARMA duke bërë të mundur ngritjen e një fabrike të re dhe bashkëkohore për prodhimin e preparateve farmaceutike. Sot, fabrika e re, e cila ndodhet tek ish Antibiotiku, e projektuar nga investitorët gjermane plotëson të gjitha normat e GMP –së, me një teknologji bashkëkohore evropiane, me personel të kualifikuar dhe me një gamë të gjerë produktesh farmaceutike. Synimi dhe perspektiva e Profarma sh.a. është të prodhojë jo vetëm për tregun vendas por edhe për eksportin e medikamenteve “Made in Albania”. Investimi Marrja nën zotërim e Profarmës nga ana e kompanisë gjermane DERMAPHARM, ka ardhur menjëherë me rritjen e investimeve për ta kthyer Profarmën në një kompani jo vetëm lider në tregun farmaceutik në vend, por dhe në rast nevoje në eksportuese të medikamenteve të prodhuara dhe në rajon si; Kosovë, Maqedoni, e më gjerë. Investimi 30 milionë eurosh në fabrikën e re, e cila ndodhet tek ish Antibiotiku, e projektuar nga investitori gjermanë është tregues i fuqisë së kësaj kompanie, e cila fal investimit të kryer dhe ambicies do të mund që shumë shpejt të fitojë sa më shumë pjesë tregu bazuar në cilësinë e prodhimeve të saja dhe nevojës së tregut, pa harruar as çmimet konkurruese për qytetarët. Në investimin gjerman i është dhënë prioritet të gjithë sektorëve si; krijimit të një superinfrastrukture e denjë për fabrike moderne e cila u ngrit mbi gërmadhat e të vjetrës, instalime moderne sipas normave GMP të prodhimit, sistem aspirimi dhe kondicionimi, aparatura te reja dhe brenda normave të GMP, shtim dhe modernizim të linjave të prodhimit. Synimi i Profarmës është arritja e standardeve të larta të prodhimit me synim eksportet drejt tregjeve ballkanike së afërmi dhe pse jo edhe drejt atyre evropiane në një të ardhme jo të largët si dhe cilësi e garantuar produkti në sajë të supervizionit të investitorëve gjermanë, me ekspertizë teknike. Kapaciteti prodhues është 3.000.000 tableta në ditë, 100.000 kuti ndërsa aktualisht prodhohen 1.000.000 tableta në ditë. Në godinat e reja sigurohen ambiente komode, pushim për punonjësit si dhe në këto ambiente ato mund të shfrytëzojnë edhe pajisjen e kuzhinës. HISTORIKU Mbas mbarimit të luftës se dytë botërore Shqipëria ndjente një nevoje tepër urgjente për barna (medikamente), të cilat ishin të pamundura të importoheshin për arsye të mungesave financiare. Për këtë arsye në vitin 1948 në mjediset e spitalit të Tiranës u ngrit një laborator farmaceutik, i cili do të fillonte prodhimin e barnave shqiptare duke u nisur nga preparati me elementarë, Uji i Distiluar. Ky laborator me vonë u kthye në një Ndërmarrje të Prodhimeve Farmaceutike me emrin e shkurtuar PROFARMA. Në vitin 1955 në periferi të Tiranës u ngrit ndërtesa e Profarmës sipas një projekti bullgar dhe filloi prodhimi (në sasira të vogla) i tabletave, preparateve galenike dhe organo – terapeutike. Kështu filloi të marrë formë ndërmarrja e parë e prodhimeve farmaceutike shqiptare, e cila me kalimin e kohës do të plotësohej me prodhimin e artikujve sterile, si tretësira të injektueshme, garza sterile, prodhime kozmetike etj. Në të njëjtën kohë u ngrit dhe nisi të funksionojë Laboratori i Analizave fiziko – kimike – mikrobiologjike, i cili do të analizonte në bazë të farmakopeve të huaja (sovjetike, rumune etj.) lëndët e para që futeshin në prodhim dhe produktin e gatshëm. Një hap i rëndësishëm cilësor u krye me pas në ngritjen e Repartit Eksperimental, i cili do të eksperimentonte artikujt e rinj, duke i pajisur ato me procese teknologjike dhe kushte teknike, të cilat u shndërruan me vonë në standarde shtetërore për secilin preparat të prodhuar. Personeli që hodhi themelet e kësaj industrie të re farmaceutike shqiptare kanë qenë farmaciste të shkolluar jashtë vendit (Francë, Turqi, Bashkimin Sovjetik Rumani), si Fadil Kotoni, Ndreko Kasapi, Elmaz Konjari, Pirro Goda etj. Ky personel u pasurua në vitet 1964 – 1965, e më tej me farmacistë të diplomuar në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Shkencave të Natyrës, dega Farmaci, të cilët e vunë prodhimin farmaceutik në baza të vërteta shkencore. Në këtë periudhe (vitet ’60-’70) Profarma mori nga ana strukturore pamjen që ka edhe sot me repartet e mëposhtme të prodhimeve: reparti i Tabletave/Drazhe, reparti i Solucioneve Injektabel me vëllim të vogël (ampula), reparti Galenik (shurupe, ovula, supozitore, pomada, xhele), reparti i Solucioneve Injektabel me vëllim të madh (Perfuzionet), laboratori i kontrollit të cilësisë. Njëkohësisht u rrit cilësisht si nga ana pajisjeve ashtu edhe nga profesionalizmi i personelit Reparti Eksperimental (Kërkimor – Shkencor). Prodhimet e Profarmës në vitet ’80 e në vazhdim arritën në mbi 500 artikuj në forma të ndryshme farmaceutike, të cilat plotësonin rreth 70% të nevojave të popullsisë për barna mjekësore. Por larg vëmendjes së Ministrisë së Shëndetësisë dhe të autoriteteve të tjera. Profarma mbeti me një teknologji të prapambetur, me shumë forma farmaceutike të vjetruara dhe mbi të gjitha pa mundësi kualifikimi jashtë vendit të personelit farmacist. Hapi i madh cilësor dhe shkencor i Profarmës ndodhi në vitin 2000 e më tej mbas privatizimit të saj. Me një vizion të ri dhe largpamës drejtuesit e rinj te Profarmës, duke iu përshtatur ekonomisë së tregut kryen një revolucion te vërtetë për sa i përket prodhimit duke iu referuar normave ndërkombëtare të GMP-së. Në vitin 2004 Profarma e zgjeroi edhe më tej aktivitetin e saj, duke zotëruar tashmë edhe kompaninë farmaceutike Prodentalfarma. Në vitin 2008, kompania gjermane DERMAPHARM AG u bë zotëruese e PROFARMA sh.a. dhe PRODENTALFARMA me synim ngritjen e një fabrike te re dhe bashkëkohore për prodhimin e preparateve farmaceutike. Fabrika e re, e cila ndodhet tek ish Antibiotiku, e projektuar nga investitorët gjermanë do të plotësojë të gjitha normat e GMP –se, me një teknologji bashkëkohore evropiane, me personel të kualifikuar dhe me një gamë të gjerë produktesh farmaceutike. Synimi dhe perspektiva e Profarma sh.a. është të prodhojë jo vetëm për tregun vendas por edhe për eksportin e medikamenteve “Made in Albania”. Rreth Dermapharm AG Group Dermapharm AG Group është një kompani dinamike e cila operon ne tregun farmaceutik gjerman që prej vitit 1991. Që në fillim të saj kjo kompani ka pasur parësore prodhimin e produkteve farmaceutike të një cilësie të larte, dhe të qenurit një partner i fortë dhe i besueshëm për pacientet mjekët dhe farmacistët. Si rrjedhojë e zgjerimit të kompanisë me një grup kompanish farmaceutike, sot ajo zotëron një gamë të zgjeruar produktesh dhe shërbimesh. Në vizionin e kompanisë për tu shtrirë në tregjet e Evropës Juglindore dhe me gjere, ajo e pa si një rast te papërsëritshëm, mundësinë e përfshirjes në Grupin e kompanive të saj të shoqërisë Profarma, e cila në vetvete përbën një pasuri dhe aset te rëndësishëm të shoqërisë Shqiptare. Që nga momenti i blerjes së Profarmës, investimet e palës gjermane që kapin një shifër rreth 30 milion euro, kanë synuar ngritjen e një fabrike të re dhe në parametra bashkëkohore për prodhimin e preparateve farmaceutike.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›