E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlorë, qëllohet me thikë pas një debati, vdes 52-vjeçari

Ka ndërruar jetë në spitalin e Vlorës pronari i një pastiçerie i cili u qëllua me thikë mbërmjen e djeshme në qytetin e Vlorës.

Përparim Mehmetaj 52 vjeç ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm në spitalin e Vlorës pasi kishte marrë plagë të rënda në trup.
 

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në një pastiçeri në vendin e quajtur tregu i Orizit në Vlorë. 52-vjeçari Mehmetaj është qëlluar me thikë nga 35-vjeçari me inicialet A.V banues në lagjen 24 Maj në Çole.
 

Mësohet se shkak i ngjarjes është bërë një debat mes pronarit të pastiçerisë dhe agresorit ku ky i fundit ka rrëmbyer thikën që shërbente për prerjen e ëmbëlsirave dhe e ka qëlluar Mehmetajn disa herë në trup.
 

Sipas policisë 52-vjeçari ka marrë plagë të rënda në shpatull , bark e krahë dhe është dërguar menjëherë në spitalin e Vlorës por edhe pas ndërhyrjeve kirurgjikale fatkeqësisht ai ka ndërruar jetë.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›