Elbasan, arrestohen 5 të kërkuar për vjedhje

Pesë persona janë arrestuar nga policia e Elbasanit gjatë operacioneve të organizuara orët e fundit.
Burime nga policia bëjnë me dije se janë arrestuar 5 persona të kërkuar për vjedhje. Sipas policisë janë arrestuar GjItjan dhe Laert Hysa përkatësisht 18 dhe 19 vjeç, dy të mitur me inicialet A.H. 17 vjeç dhe M.P. 16 vjeç të gjithë banues në Belsh si dhe
Ylli Jakupi 35 vjeç banues në Durrës.
Nga hetimet e kryera rezulton se 4 të arrestuarit janë autorë të një sërë vjedhjesh në qytetin e Elbasanit dhe të Belshit.
Ndërsa 35-vjeçari Ylli Rakipi është dënuar me 5 vjet burg nga Gjykata e Durrësit me akuzën “vjedhje me dhunë”.