E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kukës, Banorët e Shishtavecit në protestë për punimet në rrugë

KUKËS- Rruga nacionale që lidh Kukësin me Shishtavecin dhe dy fshatra të tjera, rreth 45 km e gjatë është në gjendjen e saj më të rëndë. Qarkullimin e banorëve të ketyre zonave e kanë vështirësuar më shumë edhe reshjet e rëna gjatë dimrit.

Banorët kanë ngritur zërin e protestës për rregullimin e kësaj rruge, si dhe për përshpejtimin e punimeve të nisura, jo vetëm të rrugës së Shishtavecit, por edhe të rrugicave apo punimeve brenda fshatit.

Banorët i janë bashkuar edhe protestës së opozitës për këtë problem, si edhe për të tjera probleme si punësime dhe dhënies fund të varfërisë.

Në verën e kaluar kanë nisur punimet për hapjen e rrugës së re me fondet e qeverisë shqiptare, por duket se rruga e Shishtavecit ende nuk ka përfunduar.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›