E Shtunë, 31 Tetor 2026

Liberalizimi i vizave, Meta: Procesi po ecën me shpejtësi

Procesi i liberazimit te vizave per qytetaret shqiptare po ecen me shpejtesi. Keshtu deklaroi ministri i Jashtem Ilir Meta, ndersa konfirmoi se per kete proces kishte marre mbeshtetjen e disa ministrave te jashtem te vendeve anetare te Bashkimit Europian gjate takimeve qe realizoi me ta ne Estoni.

“Kam gjetur një gatishmëri të plotë dhe në rritje për të marrë sa më shpejt vendimin e duhur për liberalizimin e vizave me Shqipërinë pasi të gjithë kanë bindjen se Shqipëria ka bërë një progres shumë të mirë për të përmbushur të gjitha kriteret e udhërrëfyesit të BE. Jemi në një proces i cili progreson cdo orë” tha Meta.

Shefi i diplomacise shqiptare ishte ne Estoni per te marre pjese ne ministerialin e NATO-s, ku u mor vendimi per te ftuar Bosnje Hercegovinen, ne planin e veprimit per anetaresim ne Aleance.

“Shqipëria ka demostruar në këtë vit të parë të anëtarësisë së saj në NATO se është një kontribuese në rritje dhe anëtare e denjë e aleancës. Kjo, jam i bindur, do të konfirmohet edhe gjatë vizitës zyrtare që sekretarii përgjithshëm i NATO-s, Rasmusen do të realizojë javën e ardhshme në Tiranë” tha Meta.

Ministeriali i NATO-s diskutoi edhe mbi ceshtjet e sigurise ne Afganistan, ato te zgjerimit si dhe mbi konceptin e ri strategjik te Aleances.

Taulanta Boja
< I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›