PS reagon pas deklaratës së Metës
TIRANë- Ministri i Jashtëm Ilir Meta pas kthimit nga Estonia, ku mori pjesë në një takim me homologët e tij, u shpreh optimist për procesin e liberalizimit të vizave. Në lidhje me këto deklarata ka ardhur edhe reagimi i PS. Deputetja Olta Xhacka ka deklaruar se Meta duhet ti tregojë shqiptarëve se pse shqiptarët nuk mund të lëvizin as këtë verë pa viza, ndërsa ka shtuar se figura e Metës përfaqëson një personazh komik
“Cdo dramë e ka personazhin e vetë komik dhe në këtë dramën e sotme shqiptare të rrënimit të demokracisë dhe të ekonomisë, këtë rol e ka marrë më së miri paterica e Sali Berishës, Ilir Meta. Do të ishte në interes që zoti Meta tu tregonte shqiptarëve se si ndodhi që as këtë verë nuk do të mund të lëvizin të lirë, pa viza” – deklaroi Xhacka.
Sipas deputetes Xhacka Meta po frenon edhe procesin e transparencës së zgjedhjeve të 28 qershorit, pasi ka frikë se mund të humbasë edhe karrigen e vetë.
“Për sa i takon transparencës së zgjedhjeve, ku zoti Meta është frenues, frika e tij është e kuptueshme. Sikur vetëm 5 kuti të hapeshin në Ndroq, zoti Meta nuk do ti duhej më as Sali Berishës” – deklaroi Xhacka.
(m.a/BalkanWeb)