E Diel, 1 Nëntor 2026

Vdes në burg ish diktatori Paulr Shafer, abuzoi me 25 fëmijë

KILI- Ish-nazisti Paulr Shafer i cili themeloi një kult të fshehtë gjerman në vitet 60 dhe që u dënua më vonë për abuzime seksuale me të mitur, vdiq sot në moshën 89-vjecare. Ai vdiq në një spital burgu në jug të Kilit, si pasojë e një ataku kardiak.

Mediat thanë se ish nazisti vdiq në moshën 88 vjec por në aktin e vdekjes mjekët shënuan moshën 89 vjecare të tij. Shafer ishte dënuar me 20 vjet burg nën akuzën e abuzimit me 25 fëmijë. Hetimet kundër tij kishin nisur që në 1997.

Fillimisht ai mundi të fshihej prej disa vitesh në Argjentinë por me tu kthyer në Kili në 2005 u kap dhe aty vuante dhe dënimin. Gjykatat gjithashtu kishin hetuar Shafer edhe për mbajtjen e një sasie të madhe armësh pa leje prej ku dyshohej se ndihmonte policinë sekrete të ish krahut të djathtë të diktatorit Pinocet.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›