Tadic: Zgjidhje përfundimtare për Kosovën, jo status të ngrirë
STAMBOLL- Presidenti serb Boris Tadic ka deklaruar se Serbia dëshiron një zgjidhje përfundimtare për cështjen e Kosovës dhe jo krijimin e një situate të ngrirë, sic është sipas tij ajo aktuale. Tadic ka nënvizuar se “Beogradi është i gatshëm të ulet në bisedime të reja për të arritur një zgjidhje të negociuar, nga e cila sipas tij Serbia nuk do të dilte e humbur dhe Kosova do të dilte e fituar. Shembulli i Qipros është arsyeja pse Serbia kërkon një zgjidhje përfundimtare për Kosovën dhe jo një situatë të ngrirë”, ka pohuar Tadic.
Presidenti serb ndodhet në Stamboll së bashku me kreun e presidencës boshnjake Harris Silajxhic, për të marrë pjesë në Samitin e Stambollit ku janë takuar me presidentin Turk Abdullah Gyl.
Ministri i Jashtëm i Turqisë, Ahmet Davutoglu tha se takimi i Stambollit do të jetë “një hap i rëndësishëm për Ballkanin”. Pas vizitës së tij në Beograd, gjatë javës që po lëmë pas, Davutoglu tha se ka pasur “zhvillime pozitive” në marrëdhëniet mes Bosnjë-Hercegovinës dhe Serbisë, të cilat do çojnë drejt një paqeje përfundimtare në rajon.
Nga tetori i vitit 2009 ka pasur pesë takime trepalëshe mes Turqisë, Bosnjës dhe Serbisë. Gjithashtu janë zhvilluar takime edhe mes ministrave të Jashtëm të Turqisë, Bosnjë-Hercegovinës dhe Kroacisë.
(m.a/News24/BalkanWeb)