Vlorë, turizmi në ‘harresë’ për shkak të zgjedhjeve parlamentare të 23 qershorit
VLORE- Duket se turizmi është shmangur disi nga programimi për turistët shqiptarë për muajin qershor edhe korrik ,duke bërë që vëmendja të përqendrohet kryesisht për në muajin gusht. Edhe pse qershori nuk ka pasur fluks shumë të madh në vitet e kaluara ,kanë që të shumtë ata që kanë prenotuar për shkak të cmimeve më ekonomike ndërkohë që prenotimet këtë muaj për operatorët turistik kanë qenë në shifrat më të ulëta dhe prenotimet kyesisht janë kryer nga turist dhe pushues të huaj.
Sipas shoqatës së turizmit ka një ulje më shumë se 70 përqind të numrit të vizitorëve më pak se viti i kaluar për sa i përket rezervimeve .Sipas operatorëve turistik,për këtë situatë nuk ka ndikuar vetëm kriza ekonomike por edhe fushata elektorale ku politika dhe qeveria së bashku me shumë qytetarë janë angazhuar në fushatën elektorale.
Operatorët turistikë janë shprehur se kërkojnë më shumë angazhim për turizmin pasi rrezikohet që edhe pjesa e rëndësishme e sezonit turistik të pësojë një goditje pasi shumë biznese kanë investuar në fushatën elektorale gjë e cila mund të shkaktojë probleme me punëmarrësit si vonesa e rrogës dhe deri te shpërblime për pushimet. Një prej operatorëve turistike shprehet se shumë prej pushuesve të vitit të kaluar nuk i kanë konfirmuar prenotimin e përvitshëm pikërisht për këtë arsye.
(e.m/BalkanWeb)