E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kukes/ Drejt perfundimit rruga Aeroport-Domaj

Rruga Kukës-Peshkopi është drejt përfundimit të saj, duke zgjidhur një nga problemet më të mprehta të 4 komunave të Kukësit dhe 3 komunave të rrethit të Dibrës. Segmenti i fundit i këtij aksi Aeroport – Domaj 12 km, një nga akset më të populluara të rrethit të Kukësit që përfshin 7 fshatra të komunës Bicaj ka filluar të asfaltohet. Ndërtimi i kësaj rruge, zgjidh jo vetëm problemin e transportit dhe komunikimit të banorëve të zonës, por ajo cfarë është e rëndësishme i hap rrugë thithjes së investimeve dhe shpalosjes së vlerave e resurseve turistike të parqeve kombëtare të zonës verilindore.

Punimet në këtë segment kanë nisur në muajin Prill dhe do të përfundojnë në një afat 18 mujor. Investimet janë pjesë e fondeve të siguruara nga Qeveria Shqiptare dhe Banka Europiane e Investimeve, Banka Europiane për Rindërtime e Zhvillim dhe Fondi Shqiptar i Zhvillimit me një vleëe prej 3 miliardë lekësh.

Rruga më përpara ka qenë tërësisht e amortizuar, e pa asfaltuar edhe pse nën statusin e rrugëve nacionale dhe mjaft problematike,vecanërisht për periudhën e reshjeve të vjeshtës e të dimrit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›