E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nishani Progres-raporti rikonfirmoi arritjet e Policise se Shtetit

Progres raporti i BE-së për Shqipërinë rikonfirmoi arritjet e Policisë së Shtetit në goditjen e krimit të organizuar dhe shmangien e Shqipërisë në raportet ndërkombëtare si linjë e trafikut të drogave. Ministri I Brendshëm Bujar Nishani, e ka konsideruar mjaft pozitive këtë pjesë të raportit ndërsa shton shprehur se vënde të tjera të rajonit që si kishin këto parametra u vlerësuan më lart në progres-raport.

Ministri ka kërkuar edhe një herë vëmendjen për respektimin e lëvizjes së lirë të qytetarëve shqiptarë në vëndet e BE-së. Muajt e fundit kanë rezultuar disa kërkesa për azil në vëndet e BE-së kryesisht me pretendime për gjakmarrje. Edhe pse jo në numër që mund të shkaktojë shqetësim në strukturat e BE-së, ministri shton se janë hetuar rastet dhe do të nisë hetim për drejtuesit e OJF apo pushtetit lokal që lëshojnë dokumenta false.

Në lidhje me vrasjen e gjyqtarit Skërdilajd Konomi, ministri shprehet se pista kryesore e hetimit lidhet me problemet e pronësisë dhe se policia ka dërguar informacione dhe prova të mjaftueshme për zbardhjen e ngjarjen.

Në rrugën e mbarë për zbardhjen e plotë duket të jenë edhe dy ngjarje të tjera të shpërthimit me celuluar. Vrasja e Aleks Kekës në Malësi të Madhe dhe vrasja e kambistit Mark Gjoni në Shkodër dhe që duket se kanë lidhje me trafikun e minave me celular nga Mali I Zi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›