Spanja Kampion Evrope, Italia fundi i një ëndrre
Kiev- Spanja është shpallur kampione e Europës: Silva, Jordi Alba, Torres e Mata kanë vënë firmën mbi fitoren historike të iberikëve. Kurrë më parë nj skuadër nuk kishte fituar europian botëror dhë sërsih europian rradhazi.
Duhet të kishin bërë historinë dhe në fakt e bënë, kjo është e sigurt. Kurrë më parë nuk ka patur Evropiani një finale me një hendek kaq të madh mes triumfatorëve dhe humbësve, aq më pak me axurrët protagonist.
Spanja shkatërron një Itali të lodhur dhe ngre titullin Kampion i Europës, duke arritur një sukses që kurrë më parë nuk ka arritur dot një skuadër kombëtare.
Në domimin i dukshëm, që fshiu minutë pas minute shanset e italianëve duke e kurozuar fitoren me nje rezultat të artë 4 me 0.
Askujt nuk ia kishte marrë mendja që nje ndeshje finale e një kampionati Europian të përfundonte me këtë rezultat gjunjëzues për Balotelin dhe shokët e tij.
Golat për spanjollët u shënuan në pjesën e parë nga David Silva dhe Jordi Alba, në minutën e 13-të dhe të 40-të, ndërsa në pjesën e dytë nga Fernando Torres dhe Mata, në minutën e 83-të dhe 87-të.
Mediat italiane shkruajnë se kombëtarja italiane kishte ardhur e këputur në takimin e fundit, e paaftë për t`iu përgjigjur superioritetit turpërues të Spanjës. Më shumë se një finale, kjo ishte një trampolinë paaftësie e të kaltërve.
/IDEA/