Kukës, Mediu: PS është kundër nesh dhe kundër shqiptarëve
KUKËS- Partia Republikane prezantoi sot kandidatët për deputetë në qarkun e Kukësit. Kreu i kësaj partie Fatmir Mediu duke vlerësuar se bashkë me Partinë Demokratike u arrit anëtarësimi i Shqipërisë në NATO dhe liberalizimi i vizave, nuk kurseu sulmet ndaj kreut të opozitës Edi Rama.
Mediu akuzoi liderin e së majtës, se qëllimi i tij është pushteti. 'Rama nuk votoi as 3 ligjet, përmes të cilave Shqipëria do të merrte statusin e kandidatit për në BE. Rruga e tij është rruga e rrënimit ekonomik”, tha Mediu.
Mediu kritikoi edhe kandidatët e PS-së. “Rama i rrethuar me 35% të kandidatëve biznesmenë . Ardhja e biznesmenëve do të thotë evazion fiskal”, tha Mediu.
Nën moton “me besimin në zot, familje dhe komb”, në qarkun e Kukësit kandidojnë Lulzim Aliaj, Pranvera Vatoci dhe Shyqyri Neza.
(e.m/BalkanWeb)