E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, 5 në pranga për vjedhje banesash

TIRANË- Gjatë orëve të natës Strukturat e Komisariatit të Policisë Nr.2 Tiranë u finalizua me sukses operacioni i koduar Glob, ku u arrestuan në kushtet e flagrancës shtetasit:

Juxhin Artur Gremi 22 vjec, lindur ne Fier dhe banues në Tiranë,
Ertida Marsi Marini 26 vjec, lindur ne Tirane e banuese ne Selite Tirane,
Aurel Siku Marini 27 vjec, banues ne Selite Tirane, i denuar me pare per vepren penale te shperndarjes se lendeve narkotike
Ardit Astrit Bektashi 23 vjec, lindur ne Permet dhe banuese ne Tirane,
Erold Roland Zguro 21 vjec, banues në Tiranë,

Këta shtetas dyshohet se në bashkëpunim me njëri tjetrin në vende dhe kohë të ndryshme kanë vjedhur me thyerje disa banesa të cilat ndodhen në territorin e Komisariatit të policise Nr.2 si në rrugët : Muhamed Gjollesha, Irfan Tomini, ish fusha e Aviacionit Tiranë etj zona.

Nga hetimi i kryer dyshohet se mënyra për të realizuar vjedhjet, ishte marrja me qera e banesave dhe më pas i vidhnin dhe u largonin pa kryer pagesat mujore.

Nga kontrolli i ushtruar në banesën e të arrestuarve u sekuestrua në cilësinë e provës materiale disa rrënjë bimë 1.3 metër të ngjashme si ajo e Kanabis Sativa të mbjellura në disa vazo. Shtetasve të arrestuar ju sekuestruan në cilesinë e provës materiale : një kasaforte me një shumë parash prej 5000 euro dhe 500 mijë lek të rinj, valixhe me document, disa computer laptope etj sende elektroshtëpiake. Nje valixhe me vegla që shërbejnë për thyerjen e fishekëve të bravave të dyerve , si dhe nje mjet i tipi Benc me Targe AA 642 DB i cili perdorej nga autoret per transportin e maretialeve te vjedhura, etj.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›