E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berati pa surpriza, fiton PS, deputet edhe per republikanet

Nuk ka pasur asnje surprize ne Qarkun e Beratit, ndryshe nga c'pritej pas nje gare teper te forte, per te thyer mitin e bastionit te se majtes. Ne fund te numerimit, Partia Socialiste ka marre 4 nga tete mandatet e disponueshme, nderkohe qe Partia Demokratike ka fituar dy mandate. Dy vendet e mbetura i takojne respektivisht nje LSI-se dhe i fundit, Partise Republikane.

Procesi i numerimit te votave ka shkuar normalisht dhe pa asnje incident te shenuar gjate dorezimit. Ne oren 19:30 te mbremjes, procesi ka perfunduar krejtesisht ne Komisionin Zonal te Administrimit te Zgjedhjeve me numer 4, qe perfshin rrethin e Skraparit. Ne kete KZAZ ka nisur numerimi me teper vonese, per shkak te largesise se qendrave te votimit, por ka mbaruar me heret. Komisioneret kane deklaruar numerimin e 66 kutive te votimit, nga ku ka rezultuar se kane votuar 1.1500 zgjedhes, ku kryeson Partia Socialiste me 4.993 vota, e pasuar nga Partia Socialiste per Integrim me 3.724 vota, ndersa ne vendin e trete renditet Partia Demokratike, me 1.820 vota dhe ne vendin e katert renditet Partia Republikane, me 631 vota. Menjehere pas shpalljes se ketyre rezultateve, socialistet e ketij qyteti kane nisur festen duke festuar ne rruge dhe sheshe. Ndonese pritej nje rezultat me i larte per Partin Levizja Socialiste per Integrim, per vete mbeshtetjen qe gezon ne kete zone lideri i kesaj partie, Ilir Meta, fituese ka dale PS.

Nderkohe qe procesi po vazhdon ende ne qytetin e Beratit, ne KZAZ-ne numer 1, qe nuk ka perfunduar ende numerimi dhe ka vonesa. Ne oren 14:00 ky proces eshte nderprere per 90 minuta, per shkak te lodhjes se komisionereve. Kutia e votimit qe vinte nga qendra e votimit me numer 3275 eshte bllokuar. Deri ne oren 20:00 ne kete komisioni jane numeruar 32 kuti votimi, nga te cilat kryeson Partia Socialiste me 1.992 vota.

Eriola Hazizolli

Kucove

Drejt perfundimit eshte procesi i numerimit ne qytetin e Kucoves. Nga te dhenat e marra deri ne oren 20:00, ne kete komision jane numeruar 42 kuti votimi, nga 47 te tilla. Nga te dhenat e para mesohet se Partia Socialiste ka fituar ndjeshem dhe me diference.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›