Kukes aksidentohet per vdekje 50- vjecari

Një 50-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti automobilistik në hyrje të qytetit të Kukësit. Besnik Duraku po udhëtonte me traktorin e tij, teksa është goditur nga një automjet me targa të Kosovës, drejtuesi i të cilit Agron Nimani më pas është arrestuar nga policia. Njëri prej shkaqeve të aksidentit mund të ketë qenë shpejtësia e madhe me të cilën po udhëtonte shtetasi kosovar Nimani, por nuk përjashtohet edhe mundësia e përgjumjes së tij.
Në aksin rrugor Kukës-Morinë, numri i aksidenteve është i lartë për shkak të mungesës së mbikalimeve apo nënkalimeve. Gjatë qershorit, si pasojë e aksidenteve rrugore në Qarkun e Kukësit, humbën jetën 3 persona si dhe u plagosën 2 të tjerë.