E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qendrese ne Kajro. Protestuesit Ushtaraket deshtuan

Aktivistët egjiptianë deklarojnë sërish se do të qëndrojnë në sheshin “Tahrir” në Kajro. Kësaj here ata akuzojnë udhëheqësit e ushtrisë se dështuan në përpjekjet për të fshirë korrupsionin e kerkojnë tu jepet fund gjyqeve ushtarake, por të dalin para gjyqit ata që vranë protestuesit.

Qindra protestues janë duke demonstruar në pjesë të ndryshme të Egjiptit, për shkak të, siç thonë, mospërmbushjes së kërkesave të tyre nga ana e qeverisë. Në qytetin e Suezit, protestuesit marshuan drejt Kanalit të Suezit dhe kërcënuan mbylljen e tij. Protestuesit i bënin thirrje kryeministrit dhe ministrit të brendshëm për realizimin e premtimeve.

Protestat janë duke u zhvilluar përkundër vendimit të kryeministrit Sharaf, ministri Essam që të pezullojë të gjithë oficerët policorë, të akuzuar për vrasjen e protestuesve gjatë kryengritjeve kunder Hosni Mubarakut. Gjatë asaj periudhe rreth 846 vetë janë vrarë dhe më shumë se 6.000 të tjerë janë plagosur.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›