E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kukës, aksidentohet për vdekje 9-vjeçari

Ngjarja ndodhi në aksin Kukës-Morinë po në këtë fshat ku ka humbur jetën shtetasi, F. P, 9-vjeç.

Zëdhënësja e Policisë së Kukësit, Suada Sula, bëri të ditur se aksidenti ndodhi rreth orës 19:00, kur një automjet tip Komioncin-Benz me drejtues shtetasin  Zeqir Gashi, 55-vjeç, lindur dhe banues në Prizren të Kosovës, ka aksidentuar për vdekje fëmijën.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar për në Komisariatin e Kukësit. Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje ku ka kryer veprimet hetimore për tësqaruar rrethanat. /Saimir Lleshi/Start/

                                                                                             2011-05-31 08:31
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›