“Izraeli nuk e pengon dot njohjen e Palestinës në OKB”

“Askush nuk ka fuqi të pengojë vendimin për njohjen e shtetit palestinez në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në shtator”, theksoi Netanjahu duke shtuar me ironi se "atje po ashtu mund të merret vendimi se bota është e sheshtë”.
Sipas të përditshmes izraelite “Haaretz”, Netanjahu pret të mbështetet vetëm nga pak vende në përpjekjet e tij kundër Palestinës.
“Ne nuk kemi asnjë mënyrë për të penguar vendimin e OKB-së”, ritheksoi Netanjahu, por duke paralajmëruar tashmë se palestinezët nuk do ia dalin në përpjekjet e tyre në Këshillin e Sigurimit.
Të premten, Presidenti i Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara theksoi se nuk kishte asnjë rrugë që shteti palestinez të bëhej anëtar i OKB-së pa rekomandimin e Këshillit të Sigurimit.
Joseph Deis theksoi se nëse SHBA-të ose çdo anëtar tjetër i Këshillit të Sigurimit përdor veton, Asambleja e Përgjithshme nuk do të jetë në gjendje ta anëtarësojë Palestinën në OKB.
Presidenti i SHBA-ve, Barak Obama, theksoi Javën e kaluar se asnjë votim në OKB nuk mund të krijojë shtetin palestinez, një shenjë e fortë kjo se SHBA-ja do të përdorë veton në rast se do ta shikojë të nevojshme për të mos lejuar anëtarësimin e Palestinës në OKB pa një marrëveshje Izrael-Palestinë.
Më herët gjatë muajit, Netanjahu theksoi se Izraeli mund të mbështesë krijimin e një shteti palestinez para shtatorit po të arrihet një marrëveshj, por paralajmëroi kundër një Palestine që përfshin Hamasin, i cili mund të përpiqet të përjetësojë konfliktin e me Izraelin.
/Start/F. Prroni/
2011-05-30 20:02