E Shtunë, 31 Tetor 2026

FRESSH: Policia e Berishës nuk na mbyll dot gojën

TIRANE-FRESSH Tirana reagoi sot ndaj njoftimit të policisë se ka nisur procedimin penal për organizatoren e tubimit të FRESSH, të mbajtur më 18 janar, para kryeminiitrisë.

Braziliania Memushaj, 22 vjec theksoi sot se nuk shfaq asnjë pendesë për marshimin e FRESSH para Ministrisë së Drejtësisë në shenjë proteste ndaj vendimit të Gjykatës së Lartë për Ilir Metën.
“Policia e Berishës nuk na mbyll dot gojën. Jam një nga organizatorët që morën pjesë në marshim. Une, Organizatorja e Varrimit te Drejtesise ne oborrin e QEVERISE se Sali Berishes. Unë jam një ndër 300 organizatorët e FRESSH-Tiranë që morën pjese ne ate marshim homazh për drejtësinë që vrau Saliu. Në emrin tim, Policia e Shtetit ka filluar procedimin penal. Po! E konfirmoj! Por nuk kam asnjë pendese! Neëvarrin e drejtesise se vrare, Sali Berisha nuk do të fus dot kurrë shpirtin e lire të të rinjve që këtë vend e duan më shume se ai, me te mire, me te bukur e me te begate”.

Memushaj më tej shkruan se do të protestojë pambarimisht së bashku me FRESSH derisa sa vendi sic shprehet ajo, të clirohet nga duart e pushtetit të babëzitur.

“Dhe do protestoj deri kur ky vend të clirohet nga duart e pushtetit të babezitur, kur drejtesia te clirohet, kur ekonomia te clirohet, kur shoqeria te clirohet nga plaget qe ka hapur Kryeministri yne. Policia e Sali Berishes nuk ma mbyll dot gojen as mua dhe as te rinjve te Fressh-Tiranë”, thkeosn Braziliana në një njoftim shtypi për mediat.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›