E Shtunë, 31 Tetor 2026

Olldashi: Legalizimet përfundojnë brenda vitit

Procesi i legalizimeve do të përfundojë ashtu sic edhe është objektivi politik qeverisës, brenda këtij viti. Këtë deklaratë e bëri ministri i Transportit dhe Punëve Publike Sokol Olldashi i cili ka dhënë edhe shifrat e ecurisë së deritanishme të procesit të legalizimeve.

"Në totalin e vet janë 170 mijë parcela që janë prekur, jane kaluar me vendim qeverie prej 65 mije, jane rreth 27 mije të tjera në proces, shifrat janë përditë të ndryshueshme sepse procesi është shumë intensiv. Të gjitha shifrat janë optimiste për të arritur në atë që thashë, mbylljen e procesit brenda fundit të vitit", bëri të ditur Sokol Olldashi, ministër i PPT.

Ministri Olldashi ka folur pas një takimi të zhvilluar në ministri me të gjithë drejtuesit e procesit të legalizimit si edhe me kryeregjistruesin e pasurive të paluajtëshme. Në takim sipas Olldashit janë përcaktuar mënyrat e bashkërendimit të punës mes institucioneve.

"Kemi rënë dakord që me një kalendar të përjavshëm ne do të verifikojmë ecurinë në terren të procesit për ta monitoruar më nga afër dhe për të qenë të sigurtë që procesi po ecën në rrugën e duhur", tha Olldashi.

Procei i legalizimit të banesave dhe pronave të tjera informale është ndër më të vështirët që ka ndërmarrë qeveria. Sipas të dhënave paraprake realizimi i tij me sukses i shton ekonomisë një vlerë mbi 3 miliard euro.

Adi Darsi Azhornuar së fundi ( e shtunë , 20 mars 2010 ) < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›