Kukës, e zë masivi i dheut, humb jetën minatori
Një tjetër minator ka humbur jetën mbrëmjen e sotme si pasojë e rrëshqitjes së një masivi dheu ndërsa tre të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Ngjarja tragjike ka ndodhur në fshatin Qafë Kumbull, të Kukësit, ndërsa viktimë e aksidentit ka mbetur minatori Bashkim Mema, 25 vjeç, nga Kolshi.
Sipas policisë, 25-vjeçari ishte duke punuar me një fadromë për të pastruar sasinë e dheut me qëllim nxjerrjen e kromit, kur një masiv i madh dheu ka rrëshqitur dhe e ka zënë poshtë, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Policia ka mbërritur mënjeherë në vendngjarje dhe ka bërë të mundur nxjerrjen e trupit të minatorit nga masivi i dheut. Mungesa e kushteve të sigurisë në punë është bërë shumë shpesh shkak për humbjen e jetëve të minatorëve në zona të ndryshme të vendit.
28 shtator 2012 (gazeta-Shqip.com)
Kukës, e zë masivi i dheut, humb jetën minatori burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip