E Diel, 1 Nëntor 2026

Regjistrimi dixhital i tokës, Halimi: Vonesat ndëshkohen

Tiranë- Ministri i Drejtësisë Eduard Halim ka deklaruar se prioriteti kryesor i këtij viti do të jetë regjistrimin dixhital i tokës, dhe sipas tij  personat që do të zvarrisin procesin do të ndëshkohen.

Gjatë një takimi me drejtuesit e Zyrës të Regjistrimit të Pasurive të Paluajteshme, ministri u shpreh se problemet me hipotekat do të përfundojnë në fund të vitit.

Regjistrimi dixhital i tokës është prioritet themelor për vendin. Problemi me regjistrimin fillestar, duhet të përfundojë brenda vitit. Në këtë proces prioritet absolut do të jetë projekti i Bankës Botërore dhe OSBE për regjistrimin. Duhet të riformatohet skema e monitorimit të projekteve. Vonesat në përmbushjen e detyrave do të sjellë largimin e çdo përgjegjësi,- deklaroi Halimi.

Më tej ai ka përshëndetur projektin e Bashkisë së Tiranës për dixhitalizimin e arkivës dhe hapjen e  one-stop shop për noterët.

No related posts.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›