Kerkesat per eksplorimin e maleve shqiptare
Ekskursionet për “trekking” apo ecja në malet e Shqipërisë publikohen në Londër në shkallë Olimpike. Walks Worldëide apo ecja nëpër botë, një nga angjencitë ndërkombëtare të udhëtimeve për këtë vit ka shtuar dy data të tjera drejt Shqipërisë, pas kërkesave të jashtëzakonshme për udhëtime drejt Bjeshkëve të Nemuna.
Një nga datat shtesë lidhet pikërisht me periudhën e Olimpiadës që do të zhvillohet këtë verë në Londër, për të gjitha ata që duan të sfidojnë vetveten jo vetëm duke i parë ato por duke i provuar fizikisht. Përgjegjësi për humultimin dhe krijimin e Walks Worldwide trekking, Mark Knowles komenton se “Shqipëria është surpriza e vërtetë më e madhe për ne për këtë vit”, duke shtuar se kërkesat për udhëtime drejt këtij vendi janë të larta. Për ekskursionistët e vërtëtë thotë ai nuk ka gjë më të bukur se të realizosh kërkime me gjithcka mund të ofrojë një udhëtim i tillë. “Malet janë spektakolare, të pandotura dhe të padepërtueshme.
Çfarë mund të gjesh më mirë, pikërisht edhe në kulmin e verës ku ke mundësi të kthehesh me një tjetër shpirt, thotë drejtuesi i agjencisë. Kjo zonë e largët e Europës mund të krahasohet lehtë me destinacionet më të largëta dhe ekzotike sikurse ecjet në rajonet e Himalajës”. Sipas agjencisë britanike, “Ecja nëpër Botë” në udhëtimet speciale të këtij viti kanë zgjedhur një tjetër datë në muajin shtator për të eksploruar për herë të parë “Jugun e mistershëm të Shqipërisë”. Ky do të jetë i vetmi udhëtim unik në rang botëror dhe i më i madhi për të gjithë ata që tashmë kanë kompletuar ekskursionin në Bjeshkët e Nemuna dhe që dëshiron një tjetër aventurë shqiptare me ne, thotë Mark Knowles.
Në faqen zyrtare të Walks Worldwide paraqiten destinacionet, datat dhe të gjitha ofertat e cmimeve të këtyre udhëtimeve. Për agjencinë surpriza e udhëtimit drejt Shqipërisë, përvec pjesës veriore do të jetë edhe eksplorimi i Jugut të mistershëm, sic e kanë konsideruar ata. Sipas tyre përpara se të zbresin në bregdet, ekskursioni do të nisë nga malet e Labërisë, ku turistët do të njihen edhe me jetën reale dhe traditat e kësaj treve të panjohur të Europës. Në këtë itinerar janë përfshirë, vargmalet e Cikës dhe parku i Llogorasë, vizita në kalanë e Ali Pashës dhe kthimi për një natë në Tiranën e gjallëruar.