E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kukës, gjendet kufoma e një femre në liqenin e Fierzës

KUKËS- Kufoma e një femre është gjetur sot në ujërat e liqenit të Fierzës, në afërsi të fshatit Mamëz, në Kukës. 

Mësohet se kufoma është gjetur nga banorët e zonës, pasi kishte rënë në rrjetat e peshkatarëve, në liqenin e Fierzës. 

Sipas policisë së mbërritur në vendngjarje, dyshohet se kufoma i përket një gruaje të humbur 3 muaj më parë. 

Policia dyshon se ka gjetur sot në liqen trupin e Thëllënxa Rexhmatit. Hetimet për identifikimin e kufomës vazhdojnë.
(ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›