Kukës, grabitje me maska ne autostrade rrihet 35 vjecari
KUKES- Grabitet dhe rrihet barbarisht nje 35 vjecar nga Kukësi. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23: të mbrëmjes së të premtes në autostradën Rreshen-Kalimash.
Burime të policisë bëjnë të ditur se 35 vjecari Lulzim Ferhati po tranportonte krom nga qyteti i Kukësit në drejtim të Tiranës. Mësohet se atij i është bërë pritë nga tre persona të maskuar të cilët kanë qëlluar në ajër me armë zjarri.
Vete Ferhati ka dëshmuar për policinë se ai është grabitur dhe me pas dhunuar barbarisht nga 3 personat e armatosur. Ai nuk ka mundur të bëjë identifikimin e autoreve për policinë për shkak se ata ishin të maskuar. 35 vjecari Lulzim Ferhati ndodhet aktualisht ne spitalin e Rreshenit.
(s.g/NEWS24/Balkanweb)